HELSINKI LEFT është një degë e Vasemmistoliitto, e formuar dhe drejtuar nga imigrantët, që punon për të përfaqësuar dhe integruar më mirë minoritetet e ndryshme në politikën finlandeze.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë të tjerët të njohin jetën politike në Finlandë dhe të tejkalojnë pengesat që vijnë nga mos njohja e gjuhës.
Gjuha që ne përdorim është anglishtja, por janë të mirëpritur folësit e çdo gjuhe.
Ne gjithashtu shpërndajmë informacione të dobishme në disa gjuhë të ndryshme. Këto informacione mund të jenë për shembull në lidhje me HELSINKI LEFT, të drejtat e punëtorëve, të drejtat për të votuar dhe të drejtat e ndryshme të imigrantëve.
Si një degë e një partie, ne kemi mundësinë të shprehim shqetësimet që prekin imigrantët dhe të rrisim profilin e këtyre çështjeve, në parti dhe në shoqëri. Gjithashtu, ne mund dhe do të prezantojmë kandidatë në zgjedhje, për të përfaqësuar më mirë minoritetet e ndryshme.
Jeni të mirëpritur të na mbështesni duke marrë pjesë në eventet tona, duke u bërë anëtar, ose duke u bërë kontribues aktiv në aktivitetet tona!
HELSINKI LEFT pranon aplikacione për anëtarësi nga kushdo që jeton në Finlandë, të moshës 15 vjeç e më lart, dhe pajtohet me rregullat, qëllimin dhe programin e degës sonë dhe Vasemmistoliitto.
Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë, na ndiqni në mediat sociale, ose na shkruani në info(at)helsinkileft.fi, idealisht në anglisht, ose në gjuhën shqipe, dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’ju ndihmuar.
HELSINKI LEFT ry
Numri i Regjistrimit të Biznesit: 3375766-7